Home > Ballina > Tahiri deputetëve të VV-së: Thoni Gërvallës ta sjellë Ligjin për Specialen, jemi bllokuar

Tahiri deputetëve të VV-së: Thoni Gërvallës ta sjellë Ligjin për Specialen, jemi bllokuar

///
Comments are Off

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të procedohet sa më shpejt në Kuvend, duke iu drejtuar edhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të komunikojnë me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, Tahiri tha se çështja është jetike dhe kërkon reflektim serioz pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai kërkoi që të sqarohet hapur nëse vonesa e Projektligjit lidhet me mungesën e vullnetit politik apo me ndonjë vlerësim institucional se ndryshimet e propozuara nuk janë të mjaftueshme.

Tahiri theksoi se deputetët duhet ta dinë arsyen pse Projektligji ende nuk ka mbërritur për trajtim në Kuvend, duke kërkuar më shumë qartësi gjatë ditëve të mbetura për procedimin e tij.

Sipas tij, nisma ligjore nuk synon zhbërjen e gjithë procesit, por vendosjen e një “filtri” për çështjet që lidhen me funksionimin dhe standardet juridike të Dhomave të Specializuara.

Ai iu referua edhe procesit të vitit 2015, kur Kuvendi miratoi Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke kërkuar që tash të rishikohen standardet juridike dhe mënyra se si është ndërtuar ky mekanizëm.

Në fund, Tahiri iu drejtua përfaqësuesve të pushtetit që ta kontaktojnë ministren Gërvalla dhe të kërkojnë procedimin e Projektligjit.

Verified by MonsterInsights