Home > Lajme > FSK trajnon instruktorët për zbatimin e së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare në operacionet ushtarake

FSK trajnon instruktorët për zbatimin e së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare në operacionet ushtarake

///
Comments are Off

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është zhvilluar trajnimi “Train the Trainers” me temë “E Drejta Ndërkombëtare Humanitare”, i dedikuar instruktorëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Trajnimi është hapur nga gjeneral brigade Astrit Haliti dhe drejtori i NALT-it, gjeneral Thomas Schulte-Borghoff.

Programi është organizuar në bashkëpunim ndërmjet NALT-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ndërsa pjesëmarrësit kanë ndjekur ligjërata dhe sesione praktike të udhëhequra nga përfaqësues të këtyre dy strukturave.

Gjatë trajnimit janë trajtuar çështje që lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare në operacionet ushtarake.

Në fokus kanë qenë planifikimi i operacioneve, sjellja gjatë armiqësive, pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në luftime, operacionet urbane dhe përzgjedhja e objektivave.

Instruktorët kanë diskutuar gjithashtu për ndikimin e teknologjive të reja të luftës, përgjegjësitë e strukturave komanduese dhe mënyrën se si rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare duhet të përfshihen në procedurat dhe doktrinat ushtarake.

Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të instruktorëve të FSK-së, në mënyrë që njohuritë dhe parimet e kësaj fushe të përcillen më tej në kuadër të institucioneve të edukimit dhe trajnimit të Forcës.

Modeli “Train the Trainers” synon që pjesëtarët e trajnuar t’i bartin njohuritë e fituara te pjesëtarët e tjerë të FSK-së, duke zgjeruar kështu zbatimin e standardeve ndërkombëtare në procesin e edukimit ushtarak.

Trajnimi synon njëkohësisht zhvillimin profesional të instruktorëve dhe forcimin e zbatimit të standardeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

TITULLI PËR FOTO NË FACEBOOK:

Verified by MonsterInsights