Home > Ballina > 19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, Policia nis hetimet

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, Policia nis hetimet

///
Comments are Off

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të shtunën në fshatin Nikaj të Kaçanikut, ku një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

I riu është identifikuar si Enver Palloshi, 19 vjeç.

Policia është njoftuar për rastin rreth orës 13:30, pasi familjarët e kishin gjetur të riun pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, ekipet e forenzikës dhe ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e 19-vjeçarit.

Pas ekzaminimit fillestar të vendit të ngjarjes dhe trupit, Policia ka bërë të ditur se nuk janë evidentuar elemente që ngrenë dyshime për përfshirjen e personave të tjerë.

Sipas të dhënave fillestare të Policisë, ekziston dyshimi se i riu mund t’i ketë dhënë fund jetës. Megjithatë, rrethanat e plota të vdekjes ende janë duke u hetuar dhe ky vlerësim mbetet fillestar.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të vazhdojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Hetimet për rastin vazhdojnë.

Verified by MonsterInsights