Home > Lajme > Çitaku me mesazh për Çlirim Hazirin pas 21 ditësh protesta thotë se e bëri krenar babanë

Çitaku me mesazh për Çlirim Hazirin pas 21 ditësh protesta thotë se e bëri krenar babanë

///
Comments are Off

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka kushtuar një mesazh Çlirim Hazirit, njërit prej organizatorëve të protestave të mbajtura për 21 ditë radhazi në mbështetje të UÇK-së dhe kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Çitaku ka vlerësuar angazhimin e Hazirit gjatë protestave, duke thënë se ai qëndroi ditë e natë në ballë të tyre dhe se përmes zërit të tij mijëra qytetarë shprehën pakënaqësinë e tyre.
“Çlirim, ti e ke ba krenar babën”, ka shkruar Çitaku, duke iu referuar babait të tij, Xhavit Hazirit, Hero i Kosovës.
Ajo ka bërë një lidhje mes angazhimit të Xhavit Hazirit për lirinë e Kosovës dhe përfshirjes së djalit të tij në protestat e fundit.
Sipas Çitakut, Haziri është kthyer në një simbol të revoltës qytetare dhe të vlerave që, sipas saj, duhet t’i bashkojnë qytetarët.
“Çlirim, mos u ndal”, ka qenë një tjetër mesazh i saj, duke e inkurajuar që të vazhdojë angazhimin edhe pas përfundimit të protestave të përditshme.
Xhavit Haziri rezulton i zhdukur me dhunë që nga 17 shtatori 1998. Fati i tij vazhdon të mbetet i pazbardhur edhe pas 28 vjetësh.
Ndërkohë, Çlirim Haziri ka bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë edhe më tej, por jo më në formën e tubimeve të përditshme, duke paralajmëruar forma të tjera të angazhimit.

Verified by MonsterInsights