Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.
Lushaku-Sadriu ka thënë se zhvillimi i fundit dëshmon se zgjidhjet politike janë të mundshme kur ekziston vullneti për marrëveshje.
“Më në fund Kosova fitoi”, është shprehur ajo, duke shtuar se zgjedhja e presidentes është dëshmi se “kur ka vullnet politik, zgjidhje ka”.
Shiroka-Pula u zgjodh presidente në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit me 81 vota. Kundërkandidatja e saj, Eliza Hoxha, mori një votë, ndërsa dy fletëvotime u shpallën të pavlefshme.
Pas përfundimit të votimit, Shiroka-Pula dha betimin kushtetues para deputetëve, duke deklaruar se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do të punojë për unitet, drejtësi, zhvillim dhe forcimin e institucioneve.
Zgjedhja e presidentes erdhi pas një periudhe të gjatë negociatash dhe mospajtimesh mes partive politike për emrin që do të merrte mbështetjen e nevojshme në Kuvend.






