Është gjetur pa shenja jete Hafiz Mehmeti, 75-vjeçari nga Prishtina që ishte raportuar i zhdukur prej dy ditësh.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila njoftoi se Mehmeti është gjetur nga Policia e Kosovës.
“Ju njoftojmë me dhimbje se Hafiz Mehmeti është gjetur pa shenja jete nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Mehmeti, i lindur më 23 mars 1951, ishte larguar nga shtëpia më 6 tetor 2026 dhe që nga ajo ditë familjarët nuk kishin informacione për vendndodhjen e tij.
Ai ishte larguar me veturën e tij të tipit Mercedes-Benz, ngjyrë hiri. Pas raportimit të zhdukjes, ishte kërkuar edhe ndihma e qytetarëve për lokalizimin e tij.
Shoqata ka falënderuar të gjithë personat që kontribuuan gjatë kërkimeve dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit.
Deri në këtë fazë nuk janë bërë publike rrethanat në të cilat është gjetur Mehmeti apo shkaku i vdekjes.





