Home > Ballina > Kryeministri i Maltës uron Kurtin, konfirmon mbështetjen për integrimin e Kosovës në BE

Kryeministri i Maltës uron Kurtin, konfirmon mbështetjen për integrimin e Kosovës në BE

///
Comments are Off

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga homologu i tij maltez, Robert Abela, me rastin e rizgjedhjes në krye të Qeverisë së Kosovës.

Në letrën e datës 28 shtator 2026, të publikuar më 13 tetor, Abela ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maltës, duke shprehur gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryeministri maltez ka theksuar se Malta dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe se pret vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë, me synim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të miqësisë.

Një pjesë e rëndësishme e mesazhit të tij i është kushtuar perspektivës evropiane të Kosovës.

Abela ka riafirmuar mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, duke i uruar vendit sukses në rrugën e integrimit evropian.

Në përfundim të letrës, kryeministri maltez i ka uruar Kurtit suksese në ushtrimin e përgjegjësive të mandatit të ri qeverisës.

Letra e urimit konfirmon vazhdimin e qëndrimit mbështetës të Maltës ndaj perspektivës evropiane të Kosovës dhe gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Verified by MonsterInsights