Home > Lajme > Mbeturinat në Prishtinë, kompania thotë se po punon me kapacitet maksimal për grumbullimin e tyre

Mbeturinat në Prishtinë, kompania thotë se po punon me kapacitet maksimal për grumbullimin e tyre

///
Comments are Off

Kompania përgjegjëse për grumbullimin e mbeturinave ka bërë të ditur se po punon me të gjitha kapacitetet në dispozicion për të kryer shërbimin në mënyrë të rregullt.

Sipas njoftimit, ekipet në terren po angazhohen për të mbledhur mbeturinat në sa më shumë lagje të jetë e mundur, pasi deponia në Mirash, ku bëhet zbrazja e kamionëve, mbyllet në orën 00:00.

“Po punojmë me kapacitetet maksimale që i kemi në dispozicion që të kryejmë shërbimin si duhet”, thuhet në njoftim.

Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se po punohet me ritëm të shtuar për të përballuar situatën dhe për të siguruar largimin e mbeturinave.

Verified by MonsterInsights