Plot 52 aksidente trafiku janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, sipas statistikave të Policisë së Kosovës të publikuara të dielën, më 22 nëntor.

Nga këto aksidente, 19 kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 33 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.

Gjatë së njëjtës periudhë, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,726 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Ndërkohë, në kuadër të aktiviteteve të përgjithshme policore, janë arrestuar 21 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje.

Sipas statistikave, një person është regjistruar në vuajtje të dënimit, ndërsa nuk është evidentuar asnjë person në ndalim policor.