FC Barcelona dhe lojtari Marc ter Stegen kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën deri më 30 qershor 2028. Klauzola është vendosur në 500 milionë euro.
Ngjarja për zgjatjen e kontratës u zhvillua të premten në zyrat e Spotify Camp Nou me presidentin Joan Laporta, nënpresidentin e parë Rafa Yuste, nënpresidentin ekonomik Eduard Romeu, anëtarin e bordit Joan Soler dhe drejtorin sportiv Anderson Luis de Souza ‘Deco’.
Si i tillë, portieri gjerman i zgjeron lidhjet e tij me Barçën dhe është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij të shkëlqyer si një lojtar.
Ter Stegen shkoi te Barcelona në maj 2014 nga Borussia Mönchengladbach dhe këtë sezon është i dhjeti i tij me klubin.
Debutimi i Ter Stegen erdhi në shtator 2014 në një ndeshje të Champions League kundër APOEL Nicosia dhe deri më tani ai ka bërë 379 paraqitje zyrtare për Barçën.
The post Marc ter Stegen zgjat kontratën me Barcelonën, i vendoset klauzola 500 milionë euro appeared first on Klan Kosova.




