Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se nuk beson se presidenti rus Vladimir Putin qëndron pas rrëzimit të avionit, ku mbeti i vdekur lideri i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.
Lukashenko, theksoi se Putini nuk merr vendime të shpejta, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Ai është një person llogaritës, shumë i qetë dhe madje i ngadalshëm, që merr vendime për çështje të tjera, më pak të komplikuara”, u shpreh Lukashenko.
“Kështu që nuk mund ta imagjinoj që Putini e bëri këtë, se Putini është fajtor. Është punë shumë e vrazhdë, joprofesionale”.
Lukashenko – një aleat i ngushtë i Putinit – ndihmoi ndërmjetësimin e kësaj marrëveshje që i dha fund kryengritjes jetëshkurtër të Wagnerit në qershor.
The post Lukashenko për vdekjen e Prigozhinit: S’mund ta besoj që Putini është fajtor appeared first on Klan Kosova.



