Legjenda e futbollit, Xhevat Prekazi, ka dhënë një intervistë për herë të parë për një televizion në Kosovë.
Prekazi, e ka zgjedhur televizionin Klan Kosova dhe emisionin “Sports Show”, që të shpalosë gjëra nga karriera e tij e bujshme.
Ai fillimisht tregon si u transferua te Partizani i Beogradit në një moshë kaq të re.
“As 10 muaj s’ka pasë që ia kam filluar futbollit po shkojë në Partizan, paramendo ti, në atë kohë çka ka qenë, me 7 dhjetor 1974, kam nënshkruar kontratë profesionale, me 17 vjet”, u shpreh Prekazi.
“Me pas pa ëndërr nuk kisha besuar. Qashtu u kanë një gjë e madhe. Asnjë klub në Jugosllavi s’ka pasë probleme financiare, kur kam bërë kontratën e dytë në atë kohë, gjithkush ka pasë dëshirë me ardh në Beograd. Me katër vjet kam bërë banesë”, u shpreh Prekazi në Klan Kosova.
“1 vjet e gjysmë kam luajtur në Hajduk Splitin, për mua ka qenë klubi më i madh në Jugosllavi, s’ka pasë kurrfarë problemi. Të gjithë lojtarët që kanë shkuar janë bërë legjenda”.
Ai ka treguar edhe një moment kur ishte pjesë e Galatasarayt dhe u takua me legjendën holandeze.
“Kemi qenë me Galatasaryn, 29 vjet i kam pasë, kur m’u afrua afër legjenda Johan Cruyff, a keni 15 minuta kohë më folë, mezi u çova, për mua lojtari më i mirë në Evropë cdo kohë. Krejt cka më ka vetë, i kam thënë po”.
Ai ka folur edhe për transferimin e Milot Rashicës vitin e kaluar te klubi turk ku kishte luajtur.
“Rashica vjet ka qenë të Galatasaryn, për mua ka qenë lojtari më i mirë. Icardi, për gola, makineri për gol, qysh i jep golat, duhet dikush tjetër me i bo punët. Jam kënaq tu e këqyr”.
“I hatashëm, Icardin edhe Rashicën i kisha lan, me kanë trajner, tjerët i kisha hekë”. /Klankosova.tv.
The post Xhevat Prekazi flet për transferimin nga Partizani i Beogradit e te klubet e tjera appeared first on Klan Kosova.




