Festivali i çajit dhe kafesë “Coffe and tea festival” është organizuar edhe këtë vit për të tetën herë në Prishtinë.
Njësojë sikur herave të tjera edhe kësaj radhe po merr pjesë edhe “Prince Caffe” e cila forme është duke iu prirë bizneseve të tjera, e që përveç kafeve nga aparati, janë duke u shërbyer edhe kafe turke, apo kafe tradicionale.
Numri i qytetarëve të interesuar për të shijuar këto kafe është mjaft i madh në hapësirat e sheshit “Zahir Pajaziti”, përcjell Klankosova.tv.
Jetmir Maliqi nga “Prince Caffe” tha se edhe këtë vit, ka interesim të madh për kafenë Prince.
“Meqenëse është viti i tetë që Prince është prezent, interesimi tashmë është më i kapshëm, kanë bërë lëvizje njerëzit dhe e dijnë çka është e mira dhe e keqja, kështuqë është gjë e qëlluar”, u shpreh ai.
The post Festivali i çajit dhe kafesë për herë të tetë në Prishtinë, edhe kësaj radhe kryeson “Prince Caffe” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.