Një grua ka humbur jetën në rrugën Berat-Dimal, përkatësisht në Moravë, pasi një makinë e përplasi atë bashkë me fëmijën e saj.
Sipas Top Channel, A. Tafa, 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar Lavdie Gjatën, 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, të cilët po ecnin në këmbë, transmeton Klankosova.tv.
Fëmija është jashtë rrezikut për jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
The post Aksident në Moravë, vetura godet gruan me fëmijën 2-vjeçar – vdes nëna appeared first on Klan Kosova.