Home > Uncategorized > Lumiri, Ferizajt: I dhatë kushtrim uraganit të fitores – demokracia po provohet të shtypet nga autokratë në bërje

Lumiri, Ferizajt: I dhatë kushtrim uraganit të fitores – demokracia po provohet të shtypet nga autokratë në bërje

///
Comments are Off

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, po mban takim me qytetarët e Ferizajt në Palestrën “Bill Clinton”.

Abdixhiku nga “Bill Clintoni” u tha ferizajasve se i kanë dhënë kushtrim uraganit të fitores së madhe dhe vulën e shumëpritur se sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është ngritur në këmbë, është kthyer në rrënjë dhe siç tha, LDK është e pandalshme dhe e pandashme.

“Jemi mes popullit tonë, jemi mes të djathtëve të vendit, jemi aty ku na keni kërkuar të jemi gjithnjë, prandaj ju them këtë LDK mbrojeni, këtë LDK lartësojeni, këtë LDK mbështeteni pasi është e juaja, është e vet popullit të Kosovës”.

“Ne qëndrojmë për lirinë e mendimit, lirinë e të shprehurit, lirinë e të pasurit dhe bërit. Ne qëndrojmë edhe për një mision fisnik, për mbrojtjen e vet demokracisë, vlerë të cilën e kemi ndërtuar dhe kultivuar nëpër dekada. Kjo demokraci po provohet të shtypet nga autokratë në bërje, po shtypet nga përçarësit e ndarësit. Kjo vlerë po shtypet nga ata që dije të vetme e kanë sharjen, ndjenjë të vetme e kanë mllefin e projeksion të vetëm e kanë urrejtjen”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se vlera e demokracisë po shtypet nga të majtit, për të cilët tha se u bënë bashkë edhe sot.

“Kjo vlerë e jona po shtypet nga të majtit që sërish na janë bërë bashkë, na u bënë bashkë edhe sot. Janë bërë bashkë me plot helm e vrer, plot urrejtje ndaj lëvizjes më të madhe për liri, pavarësi e demokraci, si dikur, si sot, gjithë njëjtë, të pandryshueshëm nëpër kohë.  Por, të ua kujtojmë se ne jemi pasardhësit e rezistencës, jemi pasardhësit e qëndresës, jemi pasardhësit e Ibrahim Rugovës”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

 

The post Lumiri, Ferizajt: I dhatë kushtrim uraganit të fitores – demokracia po provohet të shtypet nga autokratë në bërje appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights