Izraeli ka thënë se tetë nga 26 pengjet e mbetura që do të liroheshin nga Hamasi gjatë fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, janë të vdekur.
Zëdhënësi i qeverisë David Mencer u tha gazetarëve se Izraeli kishte marrë një listë nga grupi i armatosur palestinez gjatë natës që jepte informacion mbi statusin e pengjeve, transmeton klankosova.tv.
“Lista nga Hamasi përputhet me inteligjencën e Izraelit, kështu që unë mund të ndaj me ju se… tetë janë vrarë nga Hamasi,” tha ai, citon bbc, pa i përmendur ata.
“Familjet janë njoftuar për gjendjen e të afërmve të tyre”.
Shtatë gra tashmë janë liruar të gjalla në këmbim të më shumë se 290 të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.
The post Izraeli thotë se tetë pengje që pritej të liroheshin nga Hamas, janë të vdekur appeared first on Klan Kosova.