Ka rinisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë në sallën 1 Tetori në Prishtinë, pas disa minutash ndërprerje.
Numërimi në qendrën komunale të numërimit në Prishtinë ishte ndërprerë për kandidatët për deputetë pas një një problemi në sistemin e procedimit, por edhe një incidenti mes komisionerëve.
Raportohet se komisionerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike janë përplasur për shpalljen ose jo të një vote të pavlefshme.
Në vendngjarje ka dalë edhe prokurori.
Numërimi i votave për deputetë në qendrat komunale të numërimit ka pasur të nisë dje.
Madje, edhe sot, numërimi ka nisur vetëm në Prishtinë, Obiliq, Lipjan e Partesh.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se në komunat e tjera, numërimi pritet të nisë nesër.
Ka pasur shumë ankesa për mosefikasitetin e KQZ-së në këto zgjedhje.