Një nxënës i Shkollës Fillore “Zenel Hajdini” në Gadime të Lipjanit është raportuar i zhdukur, pasi nuk është kthyer në shtëpi pas përfundimit të orëve mësimore.
Sipas njoftimit të familjes, bëhet fjalë për Zejn Zejnullahun, i cili pas mbarimit të mësimit nuk ka shkuar në shtëpi dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Familjarët u kanë bërë thirrje qytetarëve të Gadimes dhe zonave përreth që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e fëmijës, ta lajmërojnë menjëherë familjen ose Policinë e Kosovës.
Numri i kontaktit për informacione: 044 819 748
Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e tij.



