Home > Uncategorized > A pritet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga? (VIDEO)

A pritet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga? (VIDEO)

///
Comments are Off

Deklaratat përfundimtare në gjyqit ndaj Thaçit dhe të të tjerëve do të fillojnë më 9 shkurt. Atë ditë do të paraqitet deklarata përmbyllëse e Prokurorisë, e cila do të vazhdojë edhe më 10 shkurt, së bashku me deklaratën e Mbrojtjes së Viktimave.

Më 11 shkurt, është planifikuar deklarata përmbyllëse e Mbrojtjes së Thaçit dhe Veselit, ndërsa ajo e Veselit do të vazhdojë edhe më 12 shkurt.

Ndërkohë, juristja Dorentina Meha është shprehur skeptike lidhur me vendimin final që mund të marrë Specialja për ish-krerët e UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Unë shpresoj që të ketë pak drejtësi ndërkombëtare dhe të lirohen, sepse nuk ka prova për përgjegjësi komanduese, por edhe kam dyshimet e mia”, u shpreh Meha në “Kosova Today”.

Nga ana tjetër, në Klan Kosova, aktivistja Elena Uka tha se nuk beson aspak në drejtësinë e Gjykatës Speciale.

Verified by MonsterInsights