Home > Uncategorized > Raul Asencio pëson lëndim, lajmet nuk janë negative

Raul Asencio pëson lëndim, lajmet nuk janë negative

///
Comments are Off

Mbrojtësi i ri i Real Madrid, Raul Asencio, ka pësuar një lëndim që ka shqetësuar stafin teknik dhe tifozët madrilenë.

Asensio u qëllua nga bashkëlojtari i tij Camavinga, dhe u largua ne barelë jashtë fushës, dhe është nën vëzhgim nga ekipi mjekësor i klubit. Bëhet e ditur se nuk bëhet fjalë për një dëmtim afatgjatë, por situata do të monitorohet ditë pas dite.

Programi televiziv spanjoll El Chiringuito raportoi më vonë se Asencio ishte i vetëdijshëm dhe në gjendje të qëndrueshme. Ai u dërgua në spital vetëm si masë paraprake për të lehtësuar frikën e një dëmtimi serioz. Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, foli gjithashtu për situatën pas ndeshjes.

Ai shpjegoi se dëmtimi dukej se përfshinte qafën e lojtarit, por nuk dukej serioz./Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights