Home > Uncategorized > Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

Vrasja në Gjakovë: I dyshuari u vetëdorëzua bashkë me armën

///
Comments are Off

Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen që ndodhi dje në Gjakovë, është vetëdorëzuar në polici.

Sipas njoftimit, ai në stacionin policor ka dorëzuar edhe një revole që dyshohet se është përdorur në krim.

Gjatë të shtënave me armë zjarri, i dyshuari ka plagosur edhe një person tjetër.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

“Rr. Vëllezërit Frashëri, Gjakovë 16.03.2026-05:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një lokali kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, njëri nga viktimat nga plagët e marra kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një mjet i mprehtë (thikë). Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. I dyshuari është vet dorëzuar dhe ka dorëzuar një revole. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Verified by MonsterInsights