Demokracia në Veprim (DNV) ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në procesin zgjedhor është më e ulët krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke shënuar një rënie prej rreth 10 për qind.
Sipas vlerësimeve të DNV-së, trendi i daljes në votime tregon një pjesëmarrje më të zbehtë të qytetarëve gjatë këtij procesi zgjedhor.
Organizata ka theksuar se monitorimi i zgjedhjeve po vazhdon në terren dhe se të dhënat përfundimtare do të publikohen pas përmbylljes së procesit.
Këto gjetje vijnë në kuadër të vëzhgimit të rregullt të standardeve demokratike dhe pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje.







