Home > Uncategorized > Rafuna: Ndërprerjet e energjisë po u shkaktojnë dëme të mëdha bizneseve

Rafuna: Ndërprerjet e energjisë po u shkaktojnë dëme të mëdha bizneseve

///
Comments are Off

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se ndërprerjet e energjisë elektrike po u shkaktojnë dëme të konsiderueshme bizneseve në vend.

Ai ka kërkuar që kompanitë të njoftohen të paktën 24 orë më herët për ndërprerjet e planifikuara, në mënyrë që të kenë mundësi të organizojnë punën dhe të shmangin humbjet.

Sipas Rafunës, mungesa e paralajmërimeve po ndikon negativisht në prodhim, shërbime dhe funksionimin e shumë bizneseve.

Ai u bëri thirrje institucioneve dhe operatorëve përgjegjës që të përmirësojnë komunikimin me sektorin privat për të minimizuar pasojat ekonomike.

Verified by MonsterInsights