Home > Uncategorized > Një shtetas i huaj sulmohet me thikë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një shtetas i huaj sulmohet me thikë në Prishtinë, Policia po heton rastin

///
Comments are Off

Një shtetas i huaj është sulmuar me thikë në Prishtinë, ndërsa rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 22 korrik, kur viktima ka raportuar se, derisa po udhëtonte me automjetin e tij, është sulmuar nga dy persona të panjohur.

Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në duar dhe ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa hetimet për identifikimin e të dyshuarve janë në vazhdim.

Verified by MonsterInsights