Home > Uncategorized > Ndërpritet mbledhja e KGJK-së, shtyhet shqyrtimi i kërkesës së gjyqtarëve serbë

Ndërpritet mbledhja e KGJK-së, shtyhet shqyrtimi i kërkesës së gjyqtarëve serbë

///
Comments are Off

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) është ndërprerë para se të shqyrtohej pika e rendit të ditës që kishte të bënte me kërkesën për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve nga komuniteti serb.

Ndërprerja erdhi pas debatit dhe përplasjeve verbale mes anëtarëve të KGJK-së lidhur me bazën ligjore dhe procedurën e trajtimit të kësaj çështjeje. Si pasojë, pika nuk u shqyrtua dhe mbledhja u ndërpre.

Kërkesa lidhet me gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, ndërsa rikthimi i tyre në sistemin gjyqësor ka nxitur debat brenda institucioneve.

Pritet që KGJK të vendosë në një mbledhje tjetër se kur do të rikthehet në shqyrtim kjo çështje.

Verified by MonsterInsights