Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijave të Zjarrit”, me qëllim avancimin profesional të pjesëtarëve të saj.
Trajnimi është zhvilluar në kuadër të Qendrës së Stërvitjes Profesionale të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ku pjesëmarrësit kanë marrë njohuri për menaxhimin e poligoneve dhe zbatimin e procedurave të sigurisë gjatë trajnimeve.
Sipas FSK-së, kursi kontribuon në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe në krijimin e një ambienti më të sigurt gjatë aktiviteteve stërvitore.



