Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për çështjen e rikthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë.
Kurti ka deklaruar se institucioneve u takonte t’u bënin thirrje që të mos largoheshin nga detyrat, por sipas tij nuk kanë të drejtë t’u kërkojnë rikthimin në pozitat e tyre.
Çështja e kthimit të zyrtarëve serbë në institucionet e Kosovës ka qenë pjesë e debatit politik dhe të dialogut Kosovë-Serbi, pas dorëheqjeve kolektive të vitit 2022.
Diskutimet për këtë çështje vazhdojnë, ndërsa institucionet po përballen me dilema ligjore dhe politike lidhur me hapat e ardhshëm.



