Pesë shoferëve në Ferizaj u është marrë leja e vozitjes pasi janë ndaluar duke përdorur shiritin emergjent dhe duke tejkaluar kolonën e automjeteve.
Sipas Policisë së Kosovës, veprimet e tilla paraqesin rrezik për sigurinë në komunikacion dhe mund të shkaktojnë situata të rrezikshme për pjesëmarrësit në trafik.
Policia ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Autoritetet u kanë bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit.


