Janë publikuar detaje të reja nga aksidenti tragjik në Itali, ku humbi jetën një 19-vjeçar nga Vitia.
Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi pas një përplasjeje të rëndë, ndërsa i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja ka tronditur familjen dhe komunitetin e tij, të cilët kanë shprehur dhimbje për humbjen e parakohshme të të riut.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.


