Home > Uncategorized > Goditet kontrabanda në veri, sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Goditet kontrabanda në veri, sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

///
Comments are Off

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në zonën kufitare të Bërnjakut, ku janë sekuestruar mbi 5 mijë boksa cigare të dyshuara si të kontrabanduara.

Gjatë operacionit, i realizuar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lokalizuar një automjet i dyshuar dhe gjatë kontrollit të një objekti janë gjetur 5 mijë e 550 boksa cigare të llojeve të ndryshme.

Në kuadër të aksionit janë sekuestruar edhe dy automjete, ndërsa një person është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i është kaluar Doganës së Kosovës për trajtim të mëtejshëm, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë.

Verified by MonsterInsights