Zjarret e mëdha që kanë përfshirë Francën dhe Spanjën kanë detyruar mbi 270 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa temperaturat e larta dhe kushtet e vështira po e komplikojnë situatën.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuime në disa zona dhe u kanë bërë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e sigurisë.
Operacionet për shuarjen e zjarreve vazhdojnë, ndërsa dëmet pritet të vlerësohen pas stabilizimit të situatës.



