Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka dhënë detaje lidhur me sulmin vdekjeprurës në Berlin, gjatë organizimit të Paradës së Krenarisë.
Në këtë paradë, një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur, pasi një veturë është përplasur me turmën.
Ai e ka cilësuar si rast të trishtueshëm sulmin e kryer një natë më parë, duke thënë se mendimet e tij janë me viktimat dhe familjarët e tyre.
Derisa, të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë.
“Këta ekstremistë nuk kanë vend në shoqërinë tone”, ka thënë Merz, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kancelari gjerman ka falënderuar edhe reagimin e shpejt të ekipeve për të ofruar ndihmën e parë për të plagosurit.
Ai u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në këtë paradë, duke u thënë që të mos frikësohen.
“Këto sulme kanë vetëm një qëllim, të përçajnë shoqërinë tonë”, ka shtuar ai.
Ai është zotuar se zyrtarët do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të arrestuar autorin ose autorët, duke shtuar se ata do të veprojnë me vendosmëri, por edhe me kujdes.
“Gjermania nuk do të lejojë që helmi i terrorizmit të ndikojë në shoqërinë tonë. Ne do të mbrojmë lirinë dhe hapjen e jetës sonë”, ka thënë Merz. /Klankosova.tv
Dalin detaje: I dyshuari për sulmin në Berlin u lirua nga paraburgimi dy muaj më parë


