Është pikërisht stina e verës kur ne duam të dukemi fit dhe më së hjeshmi.
Por, si të humbim peshë në mënyrën në efikase?
Për këtë foli trajnerja personale e fitnesit dhe notit, Bardha Kurti, në Ora 7 të Klan Kosovës.
“Dieta bashkë me aktivitetin fizik ose me ushtrimet fizike është më idealja për të humbur peshë”, tha Kurti.
“Po më idealja në momentin që nuk e balancojmë ne ushqimin edhe fitnesin domethënë, atëherë nuk kemi rezultat të pritshëm”.
“E di qëllimin që e kemi ne nuk arrihet përmes vetëm ushtrimeve, por edhe me dietën”.





