Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në hyrje të qytetit të Pejës.
Sipas informacioneve të para, përplasja ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, ndërsa ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmë personit të lënduar.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan deri te përplasja.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.







