Banorët e Dragashit kanë paralajmëruar organizimin e një proteste për shkak të mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm.
Organizatorët kanë bërë të ditur se kërkesa e tyre nuk është privilegj, por një e drejtë themelore për një shërbim të rregullt dhe të sigurt.
Sipas tyre, problemi me furnizimin me ujë ka shkaktuar vështirësi të shumta në jetën e përditshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse.
Banorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke kërkuar që shqetësimet e tyre të dëgjohen dhe të ndërmerren masa për përmirësimin e situatës.
Mungesa e ujit dhe problemet me furnizimin kanë qenë ndër shqetësimet e përsëritura në zonën e Dragashit ndër vite.






