Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka paralajmëruar mundësinë e organizimit të protestave për shkak të bllokadës së krijuar në procesin e konstituimit të Kuvendit.

Lushtaku ka deklaruar se, sipas tij, nëse nuk gjendet një zgjidhje politike për situatën aktuale, qytetarët mund të kërkojnë reagim përmes protestave.

Ai ka kritikuar gjendjen institucionale dhe ka thënë se zgjidhja duhet të vijë përmes respektimit të procedurave dhe funksionalizimit të Kuvendit.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur partitë politike po vazhdojnë konsultimet për tejkalimin e ngërçit institucional.

Situata politike në vend mbetet e tensionuar, ndërsa pritet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për funksionalizimin e institucioneve.