Barcelona ka nisur kontaktet me Lautaro Martinez dhe përfaqësuesit e tij, teksa kapiteni i Interit po shihet si alternativë kryesore në rast se dështon transferimi i Julian Alvarez.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zhvilluar bisedime me kampin e sulmuesit argjentinas. Interi është i gatshëm ta shqyrtojë shitjen e Lautaros për një ofertë prej 100 milionë eurosh ose më shumë, ndërsa Barcelona e vlerëson lojtarin rreth 80 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Lautaro do të ishte i hapur për një transferim në Barcelonë, por nuk synon të detyrojë largimin nga Interi, pasi vazhdon të jetë i lumtur në Milano.
Barcelona e ka Julian Alvarezin objektivin kryesor, por vështirësitë në negociatat me Atletico Madridin kanë bërë që katalunasit të përgatitin edhe alternativa.
Nëse marrëveshja për Alvarezin dështon, Barcelona pritet të intensifikojë përpjekjet për Lautaron.





