Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me tensionin elektrik.

Rasti vjen vetëm pak ditë pas një tjetër aksidenti fatal në KEK, duke ngritur sërish shqetësime për sigurinë e punëtorëve në këtë ndërmarrje.

Autoritetet kompetente kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet të bëhen të ditura më shumë detaje lidhur me mënyrën se si ndodhi aksidenti.