Pritje dhe kolona janë krijuar pasditen e së premtes në disa pika kufitare të Kosovës, kryesisht në dalje nga vendi. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara më 21 gusht në orën 15:08, pritjet më të gjata janë regjistruar në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Fluksi i automjeteve është rritur në disa pika, ndërsa situata ndryshon gjatë ditës. Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë gjendjen e kufijve para nisjes dhe, nëse është e mundur, të përdorin pika alternative për të shmangur pritjet.






