Me nderime të larta është përcjellë sot për në banesën e fundit polici i Kosovës, Altin Kryeziu, i cili u varros në varrezat e fshatit Bubavec.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve të vendit.

Kryeziu ndërroi jetë në QKUK pas plagëve të marra në një aksident trafiku në Malishevë, ku ishte duke kryer detyrën zyrtare.