Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës.
Gjatë takimit, Sveçla e ka falënderuar EULEX-in për mbështetjen e dhënë gjatë gërmimeve në varrezat masive në Zubin Potok, ku janë zbuluar mbetje mortore të së paku 23 personave.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe partnerëve ndërkombëtarë në fushën e sundimit të ligjit.
Sveçla ka ritheksuar përkushtimin për forcimin e sundimit të ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit me EULEX-in.







