Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar për 15 shtator 2026, në orën 09:00, seancën fillestare ndaj 53 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Seanca do të mbahet në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.

Aktakuza ndaj 53 të pandehurve është ngritur nga Prokuroria Speciale më 23 dhjetor 2024. Të akuzuarit ngarkohen me veprën penale “Krime lufte kundër civilëve”.

Sipas Gjykatës, të akuzuarit nuk kanë qenë të arritshëm për organet e drejtësisë gjatë procedurave të deritanishme, ndaj u është bërë thirrje të paraqiten dhe të dorëzohen para autoriteteve në Kosovë.