Home > Uncategorized > OVL-UÇK reagon për aktakuzën ndaj Shehollit: Institucionet t’i ndjekin provat

OVL-UÇK reagon për aktakuzën ndaj Shehollit: Institucionet t’i ndjekin provat

///
Comments are Off

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh dhe shantazh, duke kërkuar që rasti të trajtohet edhe si çështje e sigurisë kombëtare të Kosovës.

OVL-UÇK ka kërkuar që institucionet të hetojnë çdo kontakt, ndërmjetës, burim, komunikim dhe lidhje financiare që mund të lidhet me rastin. Sipas organizatës, nëse provat tregojnë ekzistencën e rrjeteve më të gjera, ato duhet të zbulohen dhe shpërbëhen.

Në reagim, OVL-UÇK ka theksuar gjithashtu se duhet të verifikohet nëse shërbimet inteligjente të huaja kanë mbledhur, përcjellë apo shfrytëzuar materiale që lidhen me luftën e UÇK-së. Organizata ka kërkuar që institucionet e drejtësisë dhe sigurisë t’i ndjekin provat “kudo që të çojnë”.

OVL-UÇK ka theksuar se respekton prezumimin e pafajësisë dhe se fajësia mund të përcaktohet vetëm përmes një procesi të pavarur dhe transparent gjyqësor.

Verified by MonsterInsights