Home > Uncategorized > “Na e vranë djalin për herë të dytë”, shpërthen vëllai i 17-vjeçarit pas lirimit të të akuzuarve për Gllogjanin

“Na e vranë djalin për herë të dytë”, shpërthen vëllai i 17-vjeçarit pas lirimit të të akuzuarve për Gllogjanin

///
Comments are Off

Vëllai i 17-vjeçarit të vrarë në sulmin ndaj autobusit në Gllogjan ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë për lirimin nga akuzat të tre të dyshuarve. Gjykata i shpalli të pafajshëm Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajn për akuzat që lidhen me vrasjen e trefishtë të 26 nëntorit 2021. 

Në sulmin ndaj autobusit humbën jetën shoferi Gani Gjokaj dhe dy nxënës 17-vjeçarë, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur. Prokuroria kishte pretenduar se sulmi ishte kryer për hakmarrje ndaj shoferit.

Sipas vendimit të gjykatës, Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për shtytje në vrasje të rëndë, ndërsa Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj u liruan nga akuza për vrasje të rëndë në bashkëkryerje. Tre të akuzuarve iu ndërpre edhe masa e paraburgimit.

Verified by MonsterInsights