Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Kala”, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një këmbësore që në momentin e aksidentit mbante në krahë një foshnjë 3-muajshe. 

Fatmirësisht, foshnja nuk ka pësuar lëndime dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Këmbësorja, ndërkaq, ka marrë lëndime të lehta.

Në vendngjarje kanë dalë forcat e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Deri tani nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.