Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar Bekim Sejdiun si një zgjidhje të përgjegjshme dhe dinjitoze për postin e presidentit të Kosovës.
Abdixhiku ka thënë se dakordimi me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidaturën e Sejdiut është rezultat i diskutimeve të gjata dhe të kujdesshme për gjetjen e një figure konsensuale.
Sipas tij, Sejdiu përmbush kriteret e kërkuara për një president që mund të përfaqësojë vendin me integritet dhe profesionalizëm.
“Bekim Sejdiu është një zgjidhje e përgjegjshme dhe dinjitoze për presidencën”, është shprehur Abdixhiku.
Kandidatura e Sejdiut u bë publike pas takimit mes Abdixhikut dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, ku dy partitë u pajtuan për emrin e tij.
Vetë Sejdiu ka pranuar kandidaturën, duke thënë se ndihet i nderuar nga besimi i dy partive dhe se është i gatshëm të vihet në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve.
Tashmë, sfida e radhës mbetet sigurimi i votave të nevojshme në Kuvend. Për zgjedhjen e presidentit kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve, ndërsa në dy rundet e para nevojiten 80 vota. Në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota.







