Home > Uncategorized > Haxhiu përshëndet marrëveshjen VV-LDK për Bekim Sejdiun: “Hap i rëndësishëm”

Haxhiu përshëndet marrëveshjen VV-LDK për Bekim Sejdiun: “Hap i rëndësishëm”

///
Comments are Off

U.D. e presidentes, Albulena Haxhiu, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Haxhiu e ka cilësuar dakordimin mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut si një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik dhe funksionalizimit të institucioneve.

“Dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se tashmë rëndësi të veçantë ka përmbyllja e procesit në Kuvend, duke kërkuar përgjegjësi nga deputetët përballë situatës politike në vend.

Marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së për Bekim Sejdiun është arritur sot pas takimit mes Kurtit dhe Abdixhikut. Tashmë pritet që kandidatura e tij të procedohet në Kuvend, ku do të kërkohet mbështetja e deputetëve për zgjedhjen e presidentit.

Verified by MonsterInsights