Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Sipas njoftimit të AAK-së, konferenca do të mbahet në selinë e partisë dhe do të nisë në orën 16:30. Mediat janë ftuar ta përcjellin nga afër deklarimin e kryetarit të Aleancës.
Deri tani nuk janë bërë të ditura detajet se për çfarë çështjeje do të flasë Gjini dhe cilat do të jenë temat që do të trajtojë në konferencën e paralajmëruar.
Konferenca vjen në një moment të rëndësishëm në skenën politike, pasi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka caktuar 9 shtatorin si datë për vazhdimin e seancës së Kuvendit. Në rend dite pritet të jetë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Thirrja e konferencës nga Gjini mund të lidhet me zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimin e AAK-së lidhur me situatën institucionale, por deri në deklarimin e tij nuk ka një konfirmim për temën konkrete.
Gjini kishte kritikuar edhe më herët qeverisjen e Albin Kurtit, duke e akuzuar për krizë institucionale, morale dhe ekonomike. Megjithatë, mbetet të shihet nëse këto çështje do të jenë pjesë e deklarimit të sotëm.






