Home > Lajme > Bastisje në Gjilan dhe Prishtinë, arrestohet një person nën dyshimin për marrje ryshfeti

Bastisje në Gjilan dhe Prishtinë, arrestohet një person nën dyshimin për marrje ryshfeti

///
Comments are Off

Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje në Gjilan dhe Prishtinë në kuadër të një hetimi për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa një person është arrestuar.

Sipas Policisë, hetimet janë zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Gjatë operacionit janë bastisur dy lokacione, një në Gjilan dhe një në Prishtinë. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një telefon, dokumente dhe para të gatshme.

I dyshuari, i identifikuar me inicialet B.B., është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje e ryshfetit”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet nga organet kompetente.

Verified by MonsterInsights