Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar vendimin si “të padrejtë dhe të rëndë”.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se aktgjykimi shënon një moment të vështirë, por sipas tij nuk e përfundon betejën për drejtësi dhe të vërtetën.
“Një verdikt mund të shënojë një moment të vështirë, por nuk e përfundon betejën për drejtësi. Ajo vazhdon institucionalisht, ligjërisht dhe me dinjitet”, ka shkruar Rama.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe me dinjitet, duke theksuar respektin për sakrificën dhe historinë e Kosovës.
“Sot qëndrojmë bashkë. Me dinjitet. Me unitet. Me vendosmëri”, ka përfunduar kryetari i Prishtinës.







